HomeLajmeSkenderaj/Familjet e pasura që jetojnë në banesa sociale?

Skenderaj/Familjet e pasura që jetojnë në banesa sociale?

Komisioni Komunal i përbërë nga shtatë anëtarë, gjatë vizitave që u kishte bërë banorëve të strehuar në tri objektet banesore-sociale në qytetin e Skenderajt, ka konstatuar se 25 familje nuk i plotësojnë kushtet më për të qëndruar në këto objekte, pasi ata tani më kanë mundësi që të zgjidhin problemin e strehimit, dhe të njëjtit kanë marrë një afat të caktuar që në mënyrë vullnetare t’i lirojnë ato, shkruan rajoni.net.

Shemsi Gashi, zyrtar i zyrës komunale për mirëqenie sociale, duke raportuar para Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka theksuar se këto familje tashmë janë njoftuar për këtë çështje.

”E para herë pas më shumë se dhjetë viteve ne kemi bërë një inspektim të banorëve të këtyre banesave dhe aty kemi hasur që 25 familje duhet që të lirojnë këto banesa dhe të njëjtit nuk u është vazhduar kontrate për dy vite”, tha Gashi dhe shtoi se me lirimin e banesave pritet numri i atyre që kërkojnë strehim social të përmisohet në masë të madhe.

Aktualisht janë diku afër 32 kërkesa për strehim social dhe nëse arrihet që të lirohen këto banesa, deri diku e plotesohet ky numër, ka bërë të ditur ai.

Sipas tij, aktualisht në banesat e socialit në Skenderaj janë të strehuara 100 familje, ku 75 prej tyre u janë vazhduar kontratat edhe për 2 vite, pasi që janë në kuadër të kritereve të parapara për banim social, ndërsa atyre që nuk ju është vazhduar kontrata, u është dhënë një afat kohor për t’u larguar vullnetarisht. largim.

Duhet theskuar se vendosja e familje sociale në tri objektet e komunës së Skenderaj kishte ndodhur para dhjetë viteve dhe se deri në qeverisjen Jashari asnjëherë nuk është bërë vlerësimi i gjendjes së këtyre familjeve, se a i plotesojnë kushtet për të vazhduar me qenë rezident në këto banesa.

Në opinionin e këtushëm ishte krijuar përshtypja se në ato banese ka njerëz që për shkak të gjendjes ekonomike nuk ish dashtë fare të vendosën aty./Rajoni.net/

Most Popular