Thursday, September 23, 2021

Tempulli më i lartë në botë kërkon që pelegrinët të ngjisin 9,000 shkallë

Për të arritur në një nga tempujt më të lartë të botës pelegrinët e devotshëm budistë duhet të ngjisin 9,000 shkallë që më pas të luten në lartësinë 2600 metra.

Pas ngjitjes në majën e malit Fanjing, ata gjejnë aty dy tempuj të lashtë budistë, të gdhendur në majën e rrezikshme të shkëmbit.

Mali Fanjing, më i larti i vargmaleve kineze Wuling, është kthyer në vend trashëgimie botërore të UNESCO në 2018.

Malet mahnitëse ndodhen në luginën Fanjingshan, e cila ndryshon lartësinë e saj nga 50 deri në 2,570 metra mbi nivelin e detit, në provincën e Guizhou.

Besimtarët budistë kinezë e konsiderojnë atë të shenjtë, pasi besohet se është  ‘bodhimaṇḍa’ e Budës, ose “vendi i iluminimit”.

Sipas traditës budiste, Buda do të kthehet në tokë në të ardhmen për të ndihmuar të tjerë njerëz që të arrijnë iluminimin.

Tempulli i Budës dhe Tempulli Maitreya ndahen nga një kenion i thellë, por janë të lidhur nga një urë e hollë guri.

Tempulli i Budës i dedikohet adhurimit të Sakiymuni, i cili pëfaqëson të ardhmen.

Këto dy struktura të lashta budiste datojnë sipas komentatorëve, që prej dinastisë kineze Tang, në shekullin e 7-të.

Komentuesit thonë se teksa ngjit shkallët e tempullit mund të admirosh “mbishkrimet e lashta nga dinastitë Ming (1368-1644) dhe dinastia Qing (1644-1911)”.

Në kulmin e lulëzimit të tij, Fanjiang kishte me qindra tempuj budistë, por shumë prej tyre u rrafshuan në vitet 1500-të, gjatë rebelimit Bozhou.

Perandori Wanli (i 14-ti i dinastisë Ming) urdhëroi rindërtimin e malit me dy tempujt Maitreya.

Megjithse pelegrinët duhet të ngjisin 9,000 shkallë drejt majës, gjatë rrugës ata kanë pika ndalese me ushqime dhe pije karakteristike.

Dy tempujt ne maje te malit kinez.

Mali Fanjing, më i larti i vargmaleve kineze Wuling, është kthyer në vend trashëgimie botërore të UNESCO në 2018.

Besimtarët budistë kinezë e konsiderojnë atë të shenjtë, pasi besohet se është ‘bodhimaṇḍa’ e Budës, ose “vendi i iluminimit”.

Pelegrinët e devotshëm budistë duhet të ngjisin 9,000 shkallë që më pas të luten në lartësinë 2600 metra.

Nuk dihet saktesisht se kur eshte ndertuar Fanjingshan.

Vendi mistik eshte i mbhushur me histori shekullore.

Tempulli i Budës i dedikohet adhurimit të Sakiymuni, i cili pëfaqëson të ardhmen.