Home Sport "Vedat Muriqi nuk bën për stilin e lojës së Lazios"

“Vedat Muriqi nuk bën për stilin e lojës së Lazios”

Vedat Muriqi u transferua në verë te Lazio, por deri më tani ai nuk ka arritur të shënojë asnjë gol dhe nuk ka treguar asgjë nga ajo që pamë vitin e shkuar te turqit e Fenerbahce.

Vazhdimisht ka pasur kritika në lidhje me blerjen e tij, teksa së fundmi ai që flet në lidhje me këtë transferim është agjenti i njohur, Danilo Caravello. Si dikush që e njeh shumë mirë futbollin italian, Caravello ka një këshillë për Muriqin.

Ai shprehet se Muriqi nuk është sulmuesi që i duhet Lazios dhe vendi i duhur për të do të ishte Fiorentina.

“Nuk kemi pasur mundësi ta shohim shumë, por nuk mendoj se është sulmues për lojën e Lazios. Jo se nuk është i mirë, por ndoshta ishte nevoja për një sulmues me cilësi më të ndryshme, duke pasur parasysh lojën e Lazios. Muriqi është lojtar që pret topin në zonë nga kroset, por kjo nuk është ajo që bën Lazio. Muriqi mund të jetë ideal për Fiorentinën. Ai është ajo që i mungon violave për të finalizuar punën e Castrovillit dhe Ribery. Ai është qendërsulmues, ndërsa Lazio ka nevojë për diçka tjetër”, u shpreh Danilo Caravello.  

Most Popular