Tuesday, September 21, 2021

Zbulohet kërkesa antikushtetuese e Listës Srpska me të cilën po e kërcënon Qeverinë

Deputeti i LDK’së, Ilir Ferati, thotë se Lista Srpska ka një kërkesë, të cilën po kërkon t’ia plotësojë Qeveria e Avdullah Hotit. 

“Nëse Lista Serbe nuk tërhiqet nga kërkesat që nuk janë në pajtim me Kushtetutën dhe me marrëveshjen që ka bërë me këtë Qeveri, por edhe me ato të kaluara atëherë mendoj që nuk është mirë që të vazhdojë ky koalicion. Nëse ajo tërhiqet nga këto ankesa dhe të njëjtat i bën në frymën e Kushtetutës së Kosovës atëherë duhet të vazhdojë koalicioni”, ka deklaruar ai në T7. 

Ai foli edhe për kërkesën e Listës Serbe drejtuar Qeverisë së Kosovës, shkruan gazetaexpress.

“Kam dëgjuar se Lista Serbe po kërkon themelimin e një ndërmarrje në komunat serbe me emër antikushtetuese. Kjo është si kërkesë e parë. Emrin nuk e di. Bëhet fjalë për një ndërmarrje publike”, ka pohuar ai. 

Në ndërkohë edhe zv/kryeministri Driton Selmanaj ka folur për këtë kërkesë të Listës Serbe. Ai ka thënë që kërkesa e tyre është e papranueshme për Qeverinë.