E mërkurë, 23 Qershor, 2021

Schalke shkarkon trajnerin, pas paraqitjeve të dobëta

Manuel Baum nuk është më trajner i Schalkes.

Skuadra gjermane ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me Baum, pas rezultateve të dobëta këtë sezon.

Schalke nuk ka shijuar ende fitoren këtë sezon, dhe rrezikon seriozisht rënien nga Bundesliga, duke u renditur në vendin e fundit me vetëm katër pikë.

Në vendin e Baum do të ulet përkohësisht Huub Stevens.