Thursday, September 23, 2021

Demantohen propaganduesit/ Bekim Jashari kishte dekoruar dëshmorët e fshatit Radishevë dhe fshatrave përreth!

Për ata që kanë dyshime se Bekim Jashari nuk e njeh luftën dhe kontributin e dëshmorëve në fshatin Radishevë, shikoni fotot e disa muajve më parë kur Bekim Jashari kishte ndarë mirënjohje për familjët e dëshmorëve në fshatrat përreth Radesheves, shkruan rtv-okarina.

Njëri nga të dekoruarit nga Bekim Jashari është edhe dëshmori Azem Hajrizi, prindi i djalit që dje reagoj ndaj Bekim Jasharit si rezultat i keqinformit nga portalet.

Ky është postimi i plotë Jasharit disa muaj më parë:

“Sot, bashkë me drejtorët Abdyl Ymeri e Arton Veliu, Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe asambleistin Agron Kajtazi, përfunduam vizitat tek familjet e dëshmorëve me rastin e 21 vjetorit të çlirimit të komunës sonë.

Mikpritje me zemër, kujtime të pa harruara, emocione por edhe krenari e madhe gjatë vizitave e takimeve që kisha me familjarët e atyre që dhanë jetën për Liri e Pavarësi.

Gjatë vizitës së sotme tek këto familje dhuruam mirënjohje për dëshmorët: Beqir M Hajrizi, Azem B Hajrizi, Faik B Hajrizi, Isuf I Mulaj, Zeqir H Mulaj, Ismet S Spahiu, Ramadan H Tahiri, Mexhit I Miftari, Salih I Shala, Rifat S Çelaj, Ismet A Dragaj, Faik A Dragaj, Muhamet Sh Çitaku, Ajet H Beqiri, Mustaf R Qorri, Shukri A Qorri, të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për lirinë dhe pavarsinë e Kosovës.

Familjet e dëshmorëve janë nderi dhe historia jonë e lavdishme, janë simbol i vlerave tona kombëtare e historike.

Ato duhet trajtuar me kujdes të veçantë dhe respekt të vazhdueshëm për kontributin e tyre në jetësimin e idealeve tona shekullore.

Lavdi dëshmorëve të kombit!

Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz të ulur
Imazhi mund të përmbajë: 1 person