Home Sport E rrallë, mbrojtësi i Huescas luan me telefon në xhep ndaj Bilbaos!

E rrallë, mbrojtësi i Huescas luan me telefon në xhep ndaj Bilbaos!

Një episod vërtet i rrallë ka ndodhur në sfidën mes Athletic Bilbaos dhe Huescas që luajt të premten dhe u mbyll me suksesi 2-0 të skuadrës baske. Mbrojtësi i skuadrës mike, Jorge Pulido zbriti në fushë me telefon në pjesën e dytë. Nuk e kishte kuptuar fare dhe për mbi 6 minuta po luante me të në xhep. Në një moment u kthjellua, kuptoi çfarë kishte ndodhur dhe ai dorëzoi atë arbitrit kryesor. Ky i fundit ndaloi lojën dhe ia dorëzoi aparatin telefonik arbitrit të katërt. Fati e deshi që Pulido, i cili ishte ndëshkuar me karton të verdhë në pjesën e parë, të merrte të verdhën e dytë në fundin e ndeshjes. Ishte minuta e 86-të, ndeshja nuk ishte zhbllokuar akoma, Pulido shkaktoi penallti dhe u largua para kohe nga fusha.

Most Popular