E mërkurë, 23 Qershor, 2021

Pamje, momenti kur policia i arreston disa persona në kazinon ilegale në Skenderaj

Në edicionin e së mërkurës, KALLXO.com transmetoi hulumtimin për skemën e kazinove në qytetin e Skenderajt.

Hulumtimi i realizuar gjatë javës së kaluar sjellë dëshmi për lokale të aparateve të kazinove të vendosura në Skenderaj.

Në pamje ekskluzive mund ta reagimin e Prokurorisë në dëshmitë e grumbulluara nga KALLXO.com.

Në qendrën e qytetit të Skenderajt operonte një lokal që brenda tij kishte aparate të kazinove e gjithashtu edhe aparatura të tjera të lojërave të fatit.

Natën e 8 dhjetorit pas një raportimi të pranuar në Kallxo.com informacionet janë ndarë me Prokurorinë e Mitrovicës.

Nën urdhrin e Prokurorisë, policia ka zhvilluar aksionin e bastisjes dhe ka hyrë në lokalin  e dyshuar në Skenderaj ku ka gjetur disa persona duke luajtur në aparatet dhe lojërat tjera të fatit që ishin brenda lokalit.

Gjatë kontrollit janë takuar pesë persona si dëshmitarë që kanë qenë duke luajtur, ndërsa pronari i lokalit nuk është hasur brenda. Njësiti i hetuesisë ka konfiskuar 7 aparate për lojëra fati, dy kompjuterë, tre televizorë, një printer, dhe 830 euro para.