E mërkurë, 23 Qershor, 2021

Bota në panik, virusi ka ndryshuar por nuk dihet ende asgjë

Koronavirusi ka pësuar një mutacion. Çfarë do të thotë kjo për ne?
Zyrtarët në Britani dhe Afrikën e Jugut pretendojnë se variantet e reja transmetohen më lehtë. Kjo ka shumë më tepër histori, thonë shkencëtarët.

Ndërsa vaksinat po fillojnë të ofrojnë shpresë për një rrugëdalje nga pandemia, zyrtarët në Britani fundjavën e kaluar lëshuan një alarm urgjent për atë që ata e quajtën një variant të ri ngjitës të koronavirusit që po qarkullon në Angli, shkruan New York Times, transmeton Gazeta Express.

Duke përmendur përhapjen e shpejtë të virusit nëpër Londër dhe zonat përreth, kryeministri Boris Johnson vendosi bllokimin më të rreptë të vendit që nga marsi. “Kur virusi ndryshon metodën e tij të sulmit, ne duhet të ndryshojmë metodën tonë të mbrojtjes”, tha ai.

Stacionet e trenave në Londër u mbushën me turma njerëzish që përpiqeshin të largoheshin nga qyteti ndërsa kufizimet hynin në fuqi. Të dielën, vendet evropiane filluan t’i mbyllnin kufijtë e tyre për udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar.

Në Afrikën e Jugut, një version i ngjashëm i virusit është shfaqur, duke ndarë një nga mutacionet e parë në variantin britanik, sipas shkencëtarëve që e zbuluan atë. Ai virus është gjetur në deri në 90{325c0558aa0dac5542d270f1cd1849548c3fb8b6e9dbaf5e864ef21ba4ba6679} të mostrave, sekuencat gjenetike të të cilave janë analizuar në Afrikën e Jugut që nga mesi i nëntorit.

Shkencëtarët janë të shqetësuar për këto variante por nuk habiten prej tyre. Studiuesit kanë regjistruar mijëra modifikime të vogla në materialin gjenetik të koronavirusit.

Disa variante bëhen më të zakonshme në një popullatë thjesht nga fati, jo sepse ndryshimet në një farë mënyre mbingarkojnë virusin. Por ndërsa bëhet më e vështirë për patogjenin të mbijetojë – për shkak të vaksinimeve dhe imunitetit në rritje në popullatat njerëzore – studiuesit gjithashtu presin që virusi të fitojë mutacione të dobishme duke bërë të mundur që ai të përhapet më lehtë ose t’i shpëtojë zbulimit nga sistemi imunitar.

“Ashtë një paralajmërim i vërtetë që duhet t’i kushtojmë vëmendje më të afërt”, tha Jesse Bloom, një biolog evolucionar në Qendrën Kërkimore të Kancerit, Fred Hutchinson në Seattle. “Sigurisht që këto mutacione do të përhapen, dhe, patjetër, komuniteti shkencor – ne kemi nevojë për të monitoruar këto mutacione dhe ne duhet t’i karakterizojmë se cilat kanë efekte”.

Varianti britanik ka rreth 20 mutacione, përfshirë disa që ndikojnë në mënyrën se si virusi bllokohet në qelizat njerëzore dhe i infekton ato. Këto mutacione mund të lejojnë që varianti të replikohet dhe transmetohet në mënyrë më efikase, tha Muge Cevik, ekspert i sëmundjeve infektive në Universitetin e St. Andrews në Skoci dhe këshilltar shkencor i qeverisë britanike.