Home Lajme Këto janë serbet që lobuan në Interpol kundër anëtarësimit të Kosovës

Këto janë serbet që lobuan në Interpol kundër anëtarësimit të Kosovës

Para dy vitesh, për më shumë se katër orë, ish-ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, iu është përgjigjur pyetjeve të deputetëve të Komisionit për Punë të Jashtme.

Në këtë raportim, kreu i diplomacisë kosovare është përgjigjur për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe lajmet se disa shtete kanë tërhequr njohjet e tyre.

Sipas tij, Serbia angazhdoi vajza të bukura për të lobuar kundër Kosovës në Interpol.

E për këtë, është publikuar edhe një  video ku femrat serbe në ditën e votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit në Dubai, shihen duke u “shëtitur” nëpër sallë.

Serbet mbajnë në duar një listë, ndërsa gjatë gjithë kohës shikojnë se të kush duhet të shkojnë.

Ato i përcjellin në mënyrë konstante pjesëmarrësit e Asamblesë, duke u afruar herë te njëri e herë te tjetri.

Kjo është dëshmia më e qartë se si Serbia zhvilloi lobimin në Interpol për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës.

Të kujtojmë se Serbia për lobim kundër Kosovës i ka investuar deri më tash plot 32 milionë euro.

Most Popular