Monday, September 20, 2021

Nuredin Lushtaku tregon se prej kujt e bleu tokën gjatë luftës Sami Lushtaku

Nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, ka thënë se deklarimet e Bekim Jasharit për Sami Lushtakun janë të vërteta.

Nuredini ka thënë se është e vërtetë që Sami Lushtaku ka blerë tokë gjatë luftës me para të popullit.

“Është e vërtetë që ka blerë tokë gjatë luftës, kjo ka ndodh pas ofenzivës së shtatorit. Unë nuk e di kujt ka mund t’i shkojë mendja në atë kohë të blejë tokë, kur Drenica dihet se ka qenë mjerim, njerëzit s’kanë pasur strehim”, ka thënë Lushtaku.

Ai ka thënë se ajo tokë është blerë nga Musë Lushtaku, ndërsa ka thënë se paratë për atë tokë nuk kanë qenë të Samisë e as të familjes, pasi që kanë qenë diku rreth 50 mijë marka.