Home Lajme Të mërkurën qytetarëve u dalin paret e TRUST-it në llogaritë e...

Të mërkurën qytetarëve u dalin paret e TRUST-it në llogaritë e tyre

Përkundër shkrimeve në disa medie se sot do të fillojë ekzekutimi i pagesave për ata që kanë aplikuar për 10 përqindëshin, Fondi Pensional i Kosovës konfirmon se pagesat do të fillojnë nga dita e mërkurë.

Nga Trusti është konfirmuar se pagesat do të fillojnë të ekzekutohen sipas njoftimit të fundit, pra nga data 23 dhjetor.

“Nuk ka njoftim tjetër për ekzekutimin e pagesës së 10 përqindëshit, përveç atij që kemi publikuar të premten [18 dhjetor]”, tha për Telegrafin, zëdhënësi i Trustit Jeton Demi.

Pra, të premten, Fondi kishte njoftuar se qytetarët që kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit prej datës 11 deri më 17 dhjetor pagesën do të marrin më 23 dhjetor.

“Të nderuar kontribuues, për aplikimet që janë kryer prej datës 11 deri më 17 dhjetor, ekzekutimi i pagesës së 10{325c0558aa0dac5542d270f1cd1849548c3fb8b6e9dbaf5e864ef21ba4ba6679}-shit nga Trusti, siç edhe është njoftuar gjatë aplikimit, pritet të bëhet më 23 dhjetor 2020”, thuhet në njoftim.

Aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit ka filluar më 11 dhjetor, ndërsa do të jetë i hapur katër muaj deri më 6 prill 2021

Tërheqja e këtyre mjeteve është garantuar me Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike të votuar në Kuvendin e Kosovës si ndihmë për periudhën e pandemisë COVID-19.

Qeveria e Kosovës me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondin Pensional parasheh kompensimin e mjeteve të tërhequra në vlerë nën 10 mijë euro.

Nenit 7 të këtij Ligji i shtohet paragrafi “Përjashtimisht, me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike, pjesëmarrësit mund t’i tërheqin dhjete për qind (10{325c0558aa0dac5542d270f1cd1849548c3fb8b6e9dbaf5e864ef21ba4ba6679}) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK, në përputhje me nenin 12A të këtij Ligji. Mjetet e tërhequra nga pjesëmarrësit sipas këtij neni, e të cilët kanë kursime deri në nëntë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë euro (9,999.00 euro) kompensohen në formë rimburësimi, duke filluar nga viti 2023, sipas formulës dhe metodologjisë se rimburësimit që vendoset me vendim te Qeverisë së Republikës së Kosovës, në konsultim me Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, brenda afatit prej gjashte (6) muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Ligji”.

Sipas këtij ndryshimi, pjesëmarrësit aplikojnë në formë elektronike pranë FKPK-së brenda katër muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij Ligji.

“Pagesa e mjeteve të aprovuara bëhet në bazë të numrit, çmimit dhe vlerës se njësive që ka çdo aplikant në Llogarinë e tij personale në FKPK në ditën e aplikimit, përfshirë këtu ndryshimet eventuale në çmimin e njësisë deri në datën e pagesës. Mjetet e tërhequra sipas këtij neni, janë të përjashtuara nga Tatimi në të Ardhurat Personale”, thuhet në Ligj, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Ligji për Rimëkëmbje do të mbetet në fuqi deri më 31.12.2021, përjashtimisht disa dispozitave që do të jenë të vlefshme deri në vitin 2028. Pas kësaj date, të gjitha dispozitat e këtij Ligji do të shfuqizohen në mënyrë automatike.

Most Popular