Home Lajme Nuredin Lushtaku: Sami Lushtaku i ka marrë paslufte 1 milion franga nga...

Nuredin Lushtaku: Sami Lushtaku i ka marrë paslufte 1 milion franga nga Ramiz Lladrovci

Nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, ka thënë se deklarimet e Bekim Jasharit për Sami Lushtakun janë të vërteta.


Nuredini ka thënë se është e vërtetë që Sami Lushtaku ka blerë tokë gjatë luftës me para të popullit.

Por Nuredin Lushtaku në Kanal 10 ka thënë se Sami Lushtaku ka marrë para edhe pasluftës, dhe sipas tij nuk e di ku i ka dërguar ato.

“Përveç këtyre parave, Sami Lushtakut ja ka përmend ai zotnia, 1 milion e gjysmë, ai avokati a kush është i Drenasit që i ka marrë në luftë. Përveç 1 milion e gjysmës, edhe 1 milion i ka marrë në përfundim të luftës prej Ramiz Lladrovcit, dy, tri ditë pasi ka përfundu lufta, 1 milion franga, dhe ato ai e di ku i ka lanë, nuk janë kanë tij, nuk i ka shpenzu për zonën, ka qenë komandant zones, i ka shpenzu për interesa të veta, i dinë krejt këta njerëz që i përmenda”, ka thënë Nuredin Lushtaku.

Kujtojmë se pasi Bekim Jashari e akuzoi Sami Lushtakun se ka blerë tokë, ai ju kundërpërgjigj duke thënë se sikur Bekim Jashari të mos e kishte mbiemrin që e ka, do ta bënte paçavër. 

Most Popular