Wednesday, October 20, 2021

Ky është kandidati për kryeministër nga PDK

Partitë politike të Republikës së Kosovës pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që të mbahen zgjedhjet e parakohshme brenda 40 ditëve kanë filluar të caktojnë kandidatin e tyre për kryeministër.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta nga Partia Demokratike e Kosovës do të kandidohet për kryeministër Enver Hoxhaj.

Ndryshe, në fund të janarit ose në fillim të muajt shkurt të vitit 2021, kosovarët do t’iu drejtohen sërish kutive të votimit. Nga këto zgjedhje do të dal legjislatura e tetë dhe do formohet qeveria e re.

Viti i ardhshëm do të jetë vit i zgjedhjeve pasi që kosovarët në tetor do të votojnë edhe për kryetar të komunave e për asamble komunale.