Monday, September 20, 2021

Baby Gee edhe bikinet i ka me gur të çmuar

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që numëron ndjekës të shumtë në Instagram.

Fjala është për këngëtaren Baby G, e cila vetëm në Instagram numëron 526 mijë njerëz.

Biondja shpesh ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme, ndonëse nuk mungon as me poza provokuese.

Një të tillë e ka ndarë gjatë ditës së sotme (e mërkurë), në të cilën shfaqet atraktive në bikini blu që i ka me gur të çmuar.

“Ditët për bikini akoma nuk kanë mbaruar”, ka shkruar ajo.

Komplimentet ndërkohë nuk munguan krahas fotografisë duke e përgëzuar për linjat tërheqëse trupore.

E fundit këngë e publikuar nga Baby G mban titullin “Kuq e Zi”, të cilën e solli në korrik në bashkëpunim me Escobars dhe Grido.