Tuesday, September 21, 2021

Besa Famgas kampione vjeshtore në hendboll

Është kompletuar stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Besa Famgas e Prishtina i kanë luajtur ndeshjet e mbetura për shkak të angazhimeve në gara evropiane.

Besa Famgas të hënën fitoi ndaj Llapit e të martën edhe ndaj Prizrenit. Ndërkohë Prishtina të martën e mposhti Vushtrrinë.

Besa Famgas shpallet kampione vjeshtore me 28 pikë. Prishtina renditet e dyta me 23 pikë. Besa e Pejës ka fituar të gjitha 14 ndeshjet e këtij edicioni.

Në fund qëndron Prizreni me vetëm tre pikë të arkëtuara dhe Llapi me katër gjithsej.