Home Lajme PDK në Skënderaj ka një paralajmërim për kundërshtarët

PDK në Skënderaj ka një paralajmërim për kundërshtarët

Dega e  Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, sot ka mbajtur takim me strukturat e saj.

Sot, Lushtaku ka publikuar një fotografi ku shihet me mbi 70 persona në një lokal.

Përveç se nuk kanë respektuar distancën, shumica prej tyre nuk kanë të vendosur maskë mbrojtëse, shkruan rajoni.net

Dega e PDK-së ka siguruar elektoratin e saj se PDK në Skenderaj vazhdon të jetë unike e gatshme për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale dhe për t’i fituar ato siç e ka bërë edhe në zgjedhjet e kaluara lokale dhe qëndrore.

“Skenderaj është bastion i palëkundur i PDK-së që nga paslufta. Skenderaj por edhe i gjithë lidershipi i PDK-së është i bashkuar si kurrë më parë, edhe për hirë të ish Presidentit Hashim Thaçi e Kadri Veseli, që të punojë për fitoren tonë të radhës. Për një qeveri me legjitimitet e shtet me dinjitet”.

Komunikata e plotë e Lëshuar nga Sami Lushtaku:

Takova strukturat e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj. Diskutuam për situatën e përgjithshme politike në vend dhe veçanërisht situatën e fundit politike pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Në Skenderaj ekziston një entuziazëm, vullnet e motiv i jashtëzakonshëm i të gjitha strukturave të degës, që ta japin maksimumin nga vetja, që Partia Demokratike e Kosovës të dalë fituese në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Platforma jonë qeverisëse do të jetë më e mira. Ky program do ta ketë listën më të mirë për deputetë si dhe ekipën më të mirë qeverisëse, me në krye kandidatin tonë për kryeministër, profesorin e nderuar Enver Hoxhaj.
Skenderaj është bastion i palëkundur i PDK-së që nga paslufta. Skenderaj por edhe i gjithë lidershipi i PDK-së është i bashkuar si kurrë më parë, edhe për hirë të ish Presidentit Hashim Thaçi e Kadri Veseli, që të punojë për fitoren tonë të radhës.
Për një qeveri me legjitimitet e shtet me dinjitet! SL

Most Popular