Tuesday, October 26, 2021

Sami Lushtaku: PDK-ja së shpejti me listen e kandidatëve për deputetë

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për Parlamentin e Kosovës, të cilat do të mbahen sipas të gjitha gjasave në fund të janarit, apo në fillim të shkurtit të vitit 2021, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi Qeverinë ‘Hoti’, ka bërë që subjektet politike të nxitojnë t’i bëjnë përgatitjet për zgjedhje. Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, ka thenë të mërkurën, se pas kandidimit të Enver Hoxhaj për kryeministër të Kosovës, shumë shpejt PDK-ja do të paraqesë listen e kandidatëve për deputetë.

“Do të jenë figura të shquara, të cilat do të jenë zëri më i mirë i qytetarëve të vendit në parlamentin e Kosovës”, ka thenë Lushtaku.