E mërkurë, 23 Qershor, 2021

E mbani mend portierin e famshëm? Sot kandidon për tu bërë President

Të gjithë e mbajmë mend portierin e famshëm, Jose Luis Chilavert.

Chilavert konfirmon synimin e tij për të arritur Zgjedhjet e Përgjithshme të 2023 si një kandidat për President të Republikës së Paraguait.

Portieri tre herë më i mirë në botë, i cili ka hezituar për një kohë të gjatë me idenë e kandidimit, rikonfirmoi dëshirën e tij duke publikuar këtë mëngjes një imazh të ri që aludon në fushatën e tij.

“KRENAR QË JAM PARAGUAIAN. PRESIDENT 2023”, SHKRUAN AI.