Home Lajme Gjykata Speciale do t’i mundësojë votimin Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale do t’i mundësojë votimin Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale do t’i mundësojë votimin ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe të akuzuarve tjerë.

Që nga dalja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, e cila kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja, partitë dhe akterët politikë në vend kanë filluar punën për përgatitjen për zgjedhje.

Ani pse nuk është caktuar ende data përfundimtare e zgjedhjeve, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë nisur përgatitjet për këto zgjedhje, shkruan arbresh.info.

Të gjithë të akuzuarve që gjenden në Gjykatën Speciale, deri në nisjen e votimit do t’iu mundësohet votimit. Për arbresh.info ata kanë sqaruar ecurinë e organizmit të procedurave të votimit.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës do ta adresojnë këtë çështje sipas ligjeve dhe rregulloreve të Kosovës në lidhje me zgjedhjet. Nëse kërkohet në mënyrë specifike, Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Objekti i Paraburgimit i Dhomave të Specializuara të Kosovës do të ofrojnë mbështetje për organizimin praktik të realizimit të procedurave të votimit”, thuhet në përgjigjen e zyrës së Dhomave të Specializuar.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim ditën e hënë për rastin e votës së deputetit, Etem Arifi.

Ky vendim është në favor të ankesës së VV-së, ku del që vota ka qenë antikushtetuese gjatë votimit të qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Most Popular