Tuesday, October 26, 2021

Ia shajti gruan, Prindoni i ka disa fjalë për Daciçin

Ditë më parë kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daciq ka pasur disa akuza për u.d e presidentit Vjosa Osmanin.

Përmes një reagimi, Daciq tha se Osmani është 10 herë më e zezë se Vlora Citaku, ambasadorja e Kosovës në SHBA.

 “Kemi në Kosovë Vjosa Osmanin që për çdo gjë është kundër kur bëhet fjalë për Serbinë”, tha Daçiqi, teksa moderatorët e emisionit ia kujtuan përplasjet e tij edhe me ish-ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, gjatë seancave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Vjosa është 10 herë më e zezë sesa Vlora Çitaku”, ka thënë ai.

Pikërisht për këtë deklarata të Vuciqit ka reaguar bashkëshorti i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu.

Ai përmes një shkrimi në Facebook thotë se Daciq që është zëdhënës i kasapit të Ballkanit paska folur se çka është zi e çka jo.

“Ish Zëdhënësi i kasapit të Ballkanit dhe Kryetari aktual i Kuvendit të shtetit të vetëm gjenocidal në Evropë paska fol se cka është zi e cka jo. #GenocidalMind #BalkansButcher”, ka thënë ai.