Monday, September 20, 2021

Ky është 30 vjeçari që vrau babain me thikë, në Prizren

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Prizren.

Indeksonline mëson se M.Halili, është 30 vjeçari që vrau me thikë babain e tij.

Ndryshe, Policia e Prizrenit ka konfirmuar rastin tragjik ku djali vrau me thikë babain e tij.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit Shaban Osmanollaj, ka treguar për IndeksOnline se djali M.H 30 vjeçar ka sulmuar babin e tij 50 vjeçar, dhe se ai nuk ka mundur t’i përballoj plagët e marra.

Ngjarja e rëndë që ka tronditur Prizrenin ka ndodhur pak para orës 14:00.

“Ju informojmë se sot me date 25 dhjetor 2020 rreth orës 13:55 një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se ne lagjen Dardani, Rruga “Nazim Kokollari” eshte duke ndodhur nje rast dhune ne familje ku djali eshte duke i sulmuar prindërit. Patrulla policore ka arrit ne vendngjarje dhe kane arrestuar personin e dyshuar M. H rreth 30 vjeqar i cili e ka sulmuar prindin e tije me thike. Si pasoje e plageve te marra viktima (prindi) perkatesisht babai rreth 50 vjeqar ka nderruar jete. Emergjenca, njesite policore dhe forenzika kane dalur ne vendin e ngjarjes”, ishte përgjigja e tij për IndeksOnline.