Tuesday, October 26, 2021

Ozil në bisedime për tu larguar, klubi i tij i ri, larg Premierligës.

Mesut Ozil po kalon një moment shumë të vështirë te Arsenali, ku trajneri Mikel Arteta nuk e ka në planet e tij dhe për këtë arsye nuk e aktivizon me skuadrën.

Megjithatë tashmë, futbollisti e ka marrë vendimin dhe do të largohet nga “topçinjtë”. Sipas asaj që shkruan “Bild”, turku do e vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Fenerbahçesë.

Thuhet se mesfushori ka pasur një takim me drejtuesit e klubit turk ku dhe është arritur një marrëveshje. Megjithatë ajo që është e sigurt është se Ozil nuk do kalojë te Fenerbahçe në merkaton e janarit, por në verë.