E mërkurë, 23 Qershor, 2021

Deputeti i AAK-së në selinë e LDK’së pas mbledhjes së Kryesisë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, është parë të ketë hyrë në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pak pas mbledhjes që mbajti kryesia e kësaj partie.

Ai nuk ka treguar arsyet e vizitës.

Deri tash partitë e mëdha janë shprehur se do të hyjnë të vetme në zgjedhjet e ardhshme, por asnjëra s’ka përjashtuar koalicione me dikë tjetër.