E mërkurë, 23 Qershor, 2021

Kaos te PSG, lojtarët janë të mërzitur me shkarkimin e Tuchel

Lojtarët e PSG-së nuk e kanë pritur mirë shkarkimin e trajnerit Thomas Tuchel.

Për futbollistët e klubit francezë, kjo ishte e papritur, pasi shumica e tyre kishin marrëdhënie të mira me trajnerin, dhe sipas “L’Équipe”, ata nuk e mbështetën këtë vendim të drejtorit sportiv Leonard.

Disa prej lojtarëve të PSG-së i dhanë lamtumirë gjermanit në rrjetet sociale. Një nga mesazhet më befasues ishte nga Kylian Mbappe. Ky i fundit kishte probleme me trajnerin gjerman në të kaluarën.

“Fatkeqësisht, i tillë është ‘ligji i futbollit’. Askush nuk do ta harrojë kohën që keni kaluar këtu, ju keni shkruar një faqe të rëndësishme në historinë e klubit. Faleminderit trajner,” shkroi Mbappe në profilin e tij në Instagram.

Tuchel arriti në PSG në 2018, dhe me këtë klub ai fitoi dy tituj kampion dhe luajti në finalen e Champions League kundër Bayern sezonin e kaluar. Tuchel kishte kontratë deri në qershor të vitit 2021 me PSG. Këta të fundit janë të detyruar t’i paguajnë dëmshpërblim, dhe mediat në Francë shkruajnë se ai do të marrë shtatë milion euro.

Tuchel më parë ishte trajner i Borussia Dortmund nga 2015 në 2017, dhe në karrierën e tij si trajner ai drejtoi Mainz dhe Augsburg.

Mauricio Pochettino ka të ngjarë ta zëvendësojë.