E premte, 25 Qershor, 2021

Mimoza Kusari nuk e di sa nene i ka Kushtetuta e Kosovës

Kryetarja e ‘Alternativës’ dhe deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila nuk e di se sa nene i ka Kushtetuta e Kosovës.

Ajo e ftuar në një emision në T7 iu është nënshtruar disa pyetjeve provokative disa prej të cilave nuk i ka ditur, shkruan lajmi.net.

Ndonse mund të mos hidhet faj mbi të që ajo nuk e di cili është emri i këngëtares ‘Tayna’ është e pazakontë për një politikan/e që të mos e dijë sa nene i ka Kushtetuta e vendit të vet.

Në videon e mëposhtme mund të shihni momentin kur Kusari-Lila hamendëson lidhur me nenet e Kushtetutës së Kosovës duke thënë: “Mm, nuk e di. 100. 180. 190?”.

Kushtetuta e Kosovës i ka 162 nene, ndërsa neni numër 162 është hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës.