Home Fun Rikrijohet një “diell”, eksperimenti arrin temperaturë, 100 milionë gradë

Rikrijohet një “diell”, eksperimenti arrin temperaturë, 100 milionë gradë

Një diell, por në Tokë. Një eksperiment tejet i rëndësishëm në fushën e fizikës ka ndodhur në fund të nëntorit në Korenë e Jugut, dhe vetëm dje është shpallur botërisht. Për herë të parë, në laboratorët e KSTAR Center në Seul, është arritur temperatura e 100 milionë gradëve.

Një temperaturë e tillë, që ngjason me atë të Diellit, është arritur edhe më parë, por asnjëherë një pajisje nuk kishte arritur ta përballonte për 20 sekonda.

Në atë periudhë kohore, edhe pse të shkurtër, u rikrijuan reagimet kimike që ndodhin në yllin tonë, duke ndarë jonet nga elektronet e plazmës, një lloj gazi të jonizuar që për vetitë shumë të ndryshme nga trupat e ngurtë, lëngjet ose vetë gazet konsiderohet si një gjendje e ndryshme e lëndës, dhe cilësohet si një superpërçues energjie.

Sipas drejtuesve të projektit, objektivi është ai që brenda vitit 2025 të arrihet të paktën një kohëzgjatje prej 300 sekondash, duke çelur shpresat për një nga ëndrrat më të mëdha të fizikës, energjia e prodhuar nga fusioni bërthamor, diçka që mund t’i sigurojë njerëzimit një burim pothuajse të pashtershëm energjie në të ardhmen.

Most Popular