Tuesday, October 26, 2021

Mauricio Pochettino bashkon Messin dhe Neymarin?

Paris Saint-Germain pa ndonjë konfirmim zyrtar është raportuar se kanë larguar trajnerin e tyre, Thomas Tuchel.

Këtë e ka konfirmuar edhe Kylian Mbappe, pasi që ka postuar një foto lamtumirëse për ish-trajnerin e tij tani.

Mediat franceze kanë thënë se zëvendësimi ideal i Tuchel, mendohet të jetë ish-trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino.

Ndërkohë, gazeta Le Parisien kanë raportuar se Poch do të pranonte të menaxhonte PSG-në vetëm në qoftë se këta të fundit do të nënshkruanin me Lionel Messin.

Kontrata e Messit mbaron në korrik dhe është raportuar se një largim i mundshëm nga Barcelona tanimë është realitet.

Neymar do të ishte njëri prej personave që do të kishe më së shumti ndikim në transferimin e Messit. Kjo për arsye se dyshja kanë një të kaluar dhe janë akoma shumë miq të mirë.

“Do të doja të luaja përsëri me Messin”, është shprehur Neymar në një intervistë në muajt e fundit.