E mërkurë, 23 Qershor, 2021

Bekim Jashari i mbledh burrat në Aqarevë

Kryetari i Komunës se Skenderaj, Bekim Jashari sot ka shkuar në një tubim në Aqarevë.

Jashari ka publikuar një fotografi, ku shihet me 20 persona, në familjen Rrahmani në Aqarev.

“Bisedë e lirë për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë të përbashkët. Një falënderim të veçantë për mikpritjen dhe bisedat e fryetshme që bëmë së bashku. ”, ka shkruan Jashari në Facebook.

Duke e parë se në Kosovë do të ketë Zgjedhje Lokale dhe Nacionale vitin e ardhshëm, atëherë Bekim Jashari po përgatitet për to./Rajoni.net/