Home Lajme Infermieri i QKUK-së që 19 ditë në grevë: Nuk ndalem deri në...

Infermieri i QKUK-së që 19 ditë në grevë: Nuk ndalem deri në realizim të kërkesave ose deri në vdekje

Infermieri Enlirat Duraku, që 19 ditë ka hyrë në grevë urie për shkak të mosrealizimit të kërkesave të infermierëve për rritje të pagave.

Ai ka thënë se do ta vazhdoj grevën deri në realizimin e kërkesave të tij ose deri në vdekje.

Duraku ka treguar se kërkesat e tij janë “Rritja e pagesës së ndërrimeve të natës, pagesa e orëve shtesë dhe puna gjatë vikendeve dhe pagesa e rrezikshmërisë”.

Ndërsa, i pyetur se pse infermierët tjerë nuk i janë bashkëngjitur në grevë ai ka thënë se “Unë kam bërë thirrje të më bashkangjiten në grevë , mirëpo as këtëherë mos me e ndëshkuar qytetarin për shkak të pasivitetit politik dhe institucional”.

Përndryshe, ai nuk është kontaktuar nga ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, e as nga kryeministri Hoti.

“Jo nuk më kanë kontaktuar, për këtë duhet të ju vij turp, prej datës 06/11/2020 kur mu ka imponuar udhëheqja e Klinikës COVID 3, asnjë ditë nën 18 orë nuk kam punuar aty deri sa u infektova, tani Lirije Beqiri as që e hap tel kur e thërras ose i shkruaj, si duket Valbon Krasniqi nuk është mësuar me ia prish fjalën, të paktën kështu thuhet që ai ka thënë mos dil në punë 14 ditë edhe pse jam negativ”, ka shtuar ai.

Most Popular