E mërkurë, 23 Qershor, 2021

LDK i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit: Kryetarët e nëndegëve janë ksajde, në shtëpinë e tyre

Kundër binomit politik Vjosa Osmani – Faton Peci ka reagur dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë.

Siç shihet nga disa fotografi të shpërndara në facebook nga faqja e degës, kryetarët e nëndegëve të LDK-së janë bashkuar para zgjedhjeve dhe kundër ish bashkëpartiakes së tyre, shkruan Jepi zë.

Bashkëngjitur me këto fotografi, ata kanë shoqëruar një përshkrim ku e cilësojnë partinë e tyre si të pamposhtur dhe se kryetarët e nëndegëve, janë në shtëpinë e tyre.

“Kryetarët e nëndegëve janë ksajde, në shtëpinë e tyre ✌️.

LDK e fortë, e pa mposhtur❤️!”, shkruhet në postim.