Tuesday, October 26, 2021

Pamje të fundit të familjes Jashari, pak ditë para vrasjes nga forcat serbe

5,6 dhe 7 marsi janë datat që shënojnë epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këto ditë shënojnë sulmin e tretë mbi familjen Jashari në Prekaz të Drenicës më 1998, të cilat shënojnë edhe rënien e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Pamjet që do të shihni më poshtë janë incizuar më 27 janar të 1998-tës, më shumë se një muaj para sulmit mbi familjen Jashari.

Në pamje shihen vrimat e plumbave nga sulmet paraprake të forcave paramilitare serbe ndaj familjes legjendare të Jasharajve.

Në të shihen Hamza Jashari, i cili flet për represioin e Serbisë, ndaj shqiptarëve të Kosovës.