Tuesday, September 21, 2021

Pas akuzave se është kapur me drogë, ‘lajmërohet” Shpat Kasapi

Pas lajmit se është akuzuar për shkak të kryerjes së një vepre penale, këngëtari është paraqitur.

Shpat Kasapi sapo ka publikuar një vIdeo në Instagram i cili ka treguar se nuk është në burg.

Në një nga baret në Shqipëri, këngëtari ka postuar videon teksa ka shkruar se është në qef shumë të mirë, përcjell lajmi.net.

“Në Tiranë për qef, ju më nxorët që jam në burg. Ju përshëndes dhe faleminderit për shpifjet, vazhdoni kështu”, ka shkruar në video.

Ndryshe, sot u tha se  këngëtari është kapur me drogë të llojit Kokainë një muaj më parë./Lajminet/