Home Sport Pirlo në aksion, po e transferon yllin e Lazios për 30 milionë...

Pirlo në aksion, po e transferon yllin e Lazios për 30 milionë euro

Juventus transferon yllin e Lazios për 30 milionë euro.

Lajm bombastik nga Italia!

Juventus nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri. Biankonerët renditen në pozitën e gjashtë në Serie A.

Drejtuesit janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime, ndërsa njëra nga pikat e dobëta të skuadrës është krahu i djathtë.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Juventus synon transferimin e Lazzarit në merkaton e Janarit.

Mbrojtësi i djathtë i Lazios, Manuel Lazzari ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit në Serie A.

Lazzari pëlqehet shumë nga Pirlo dhe ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e 27-vjeçarit në Janar.

Lazzari u transferua te Lazio në verën e vitit 2019 nga Spal për 14 milionë euro, ndërsa Juventus do të duhet të paguaj më së paku 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

27-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 15 ndeshje ku ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim.

Most Popular