Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka pritur sot në takim ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan rajoni.net.
Me këtë rast, kryetari Jashari ka premtuar bashkëpunim institucional dhe angazhim në realizimin e projekteve që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Skenderajt.
Pas perfundimit të takimit, Jashari dhe Osmani kanë vizituar fëmijët në çerdhen “Nëna Zahide”, për të cilët edhe kanë ndarë dhurata./Rajoni.net/
