Home Fun Dy arkitektët stimulojnë kushtet e vështira të Hënës

Dy arkitektët stimulojnë kushtet e vështira të Hënës

Dy arkitektë nga Danimarka kanë përfunduar qëndrimin 2-mujor në një pjesë të largët të Groenlandës për të stimuluar kushtet e vështira në Hënë.

Sebastian Aristotelis dhe Karl-Johan Sørensen, të cilët janë pjesë e një firme dizajni, SAGA Space Architects, qëndruan në një zonë me kushte mjaft të vështira atmosferike, ku temperatura mesatare ishte -16 gradë celsius, ndërsa nuk kishin as internet dhe as “smartphone”.

“Lunark”, një kapsulë nga e ardhmja, i lehtësoi atyre qëndrimin në këtë zonë të vështirë të botës, me kushte klimatike në ekstrem. Kjo kapsulë mund të paloset për të zënë sa më pak vend në raketat në Hënë. “Lunark” përballon temperaturat e ulëta deri në -45 gradë celsius, si dhe erën deri në 88 kilometra.

Ekipi, prej 2 personash, ishte i pajisur me telefona satelitorë dhe pushkë, në raste të ndonjë sulmi të rrezikshëm me jetën e egër.

Qëllimi kryesor i këtij qëndrimi, sipas “Daily Mail”, ishte për të përcaktuar nëse njerëzit pa trajtim te specializuar, mund të mbijetonin në një habitat të tillë, në pritje të një epoke të re të “turizmit hapësinor”.

“Struktura na krijoi kushte të mira dhe ne arritëm të mbanim një klimë të brendshme të rehatshme edhe në fund të ekspeditës, e cila u bë disi më e ftohtë dhe me erë më të fortë”, u shpreh Sebastian Aristotelis.

Kompania daneze, “SAGA Space Architects”, planifikon të ndërtojë struktura të ngjashme për turistët e ardhshëm të hapësirës dhe astronautët në Hënë.

Most Popular