Home Sport Wijnaldum se shpejti do të marrë një vendim për të ardhmen e...

Wijnaldum se shpejti do të marrë një vendim për të ardhmen e tij

Geroginio Wijnaldum do të marrë një vendim këto ditë mbi të ardhmen e tij, dhe me ç’rast do ta njoftojë Liverpoolin për këtë gjë.

Holandezi ka luajtur më së shumti minuta për The Reds nën urdhrat e menaxherit Jurgen Klopp dhe rëndësia e tij është parë më së shumti kur ata kanë qenë në krizë.

Ai ka qenë i lidhur për një transferim të mundshëm te Barcelona në afatin kalimtar të verës që të bashkohet me trajnerin e tij të kombëtares, Ronald Koeman.

Një ofertë zyrtare nuk edhi në zyrat e Liverpool dhe Wijnaldum mbeti në klub edhe pse ardhja e Thiago Alcantara mendohej se do krijonte probleme.

Megjithatë, kontrata e lojtarit mbaron në fund të kësaj vere dhe ai duhet të vendos këtë muaj se çfarë do të ndodh me të ardhmen e tij. Liverpool, në këto kohë krize e pandemie nuk mund ta lirojë atë të largohet si transfer i lirë.

Barcelona duket të jetë destinacioni i tij i ardhshëm pasi që Koeman e pëlqen shumë lojtarin.

Most Popular