Tuesday, October 26, 2021

54 vjeçe pozon me bikini, aktorja latine sfidon edhe vajzat e reja

Aktorja latine, Salma Hayek nuk njeh moshë. Dhe këtë na e ka treguar me disa foto të publikuara në Instagram disa foto me bikini rozë.

54 vjeçarja shkruan se po i kalon ditët e fundit të vitit 2020 në plazh.

“Ditët e fundit të 2020. Nuk kam qenë kurrë kaq e kënaqur të kem shëndet dhe të jem në kontakt me natyrën”, shkruan Salma.

Bukuroshja meksikane, e cila është martuar me biznesmenin miliarder François-Henri Pinault që nga viti 2009, ka kaluar një pjesë të madhe të karantinës pandemike me familjen e saj, përfshirë vajzën 13-vjeçare Valentina Pinault, në shtëpinë e tyre në Londër. Sidoqoftë, ata i kaluan pushimet në vendlindjen e burrit të saj.