E premte, 25 Qershor, 2021

Këta janë dy të rinjtë që dyshohet se u vranë nga babai i tyre sonte në Viti

Një familje mërgimtarësh që ka ardhur për pushim nga Zvicra u shua sonte në Pozharan të Vitisë, pasi që dyshohet se kryefamiljari ka vrarë bashkëshorten e tij, dy djemtë dhe më pas veten e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se mërgimtari që dyshohet se privoi nga jeta gruan dhe djemtë e tij, e më pas vrau veten është Fetah Zuka.

Ai dyshohet se vrau gruan e tij, Makfire Zukan dhe dy djemtë e tij, Arbër dhe Hamdi Zuka.

Hamdi Zuka
Arbër Zuka