Monday, September 20, 2021

Nga 50 euro për qytetarët e infektuar në Skenderaj

Komuna e Skenderajt do të ndaj nga 50 euro për persona që janë prekur me COVID-19 dhe 100 për familjët që  kanë pas rastë  vdekje nga kjo sëmundje. Për propozimin e tillë ka pasur debatë të shumëta mes asamblistëve të Komuës së Skenderajt e cila për gati një orë debatoj për këtë qëllim.

Propozimi prej 100 euro për përsona të prekur nga koronavirusi ishtë ngritë nga Azem Gashi i cili edhe e kishtë inicuar këtë në KPF duke e arsyetuar se kjo do të ishtë sa do pak një satisfaksion për banorët e Skenderajt që janë prekur nga kjo sëmundje numri i të cilëve sillet rreth 700 të infektuar, shkruan rajoni.net.

Për shkak të implikimeve të mëdha bugjetore dhe debatëve të shumëta kjo shumë është zbrit në 50 euro për të infektuarit kurse aty Musa Hajdari ka pasur një vërejte pasi sipas tij këtu nuk është paraparë që në këtë pako të perfshihën edhe familjet që kanë pasur raste tragjike nga COVID-19 .

“Mendoj që në këtë pako nësë nuk e perfshijmë edhe këtë katëgori të familjeve, në atyre po ju bëjmë të pa drejtë sepse ata përveç që kanë pasur dëmë matëriale kanë pasur edhe dëmë shpirtërore, pasi kanë humbur familjarë” ka thënë Hajdari gjatë seancës së sotmë të Kuvendit Komunal të Skenderajt.

Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz të ulur dhe E brendshme
Në foto: Musa Hajdari, asamblist i Kuvendit Komunal të Skenderajt

Në fund me shumicë votash u vendos që për çdo përson që dëshmon me vërtetim të IKSHP-së që ka qenë i prekur me koronavirusi do të ndahën nga 50 euro, kurse nga 100 euro do të përfitojnë familjët që kanë pas  të vdekur nga kjo sëmundje./Rajoni.net/