Home Lajme Viti 2020/ Bekim Jashari numëron sukseset

Viti 2020/ Bekim Jashari numëron sukseset

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari nëpërmjet një video të postuar në facebook, ka përmbledhur punë e tij gjatë viti 2020, shkruan rajoni.net.

“Edhe gjatë këtij viti kam punuar me përkushtim që të ofrojë tek ju një qeverisje të hapur dhe transparente, një qeverisje që në qendër ka qytetarin dhe mirëqenien e tij”, ka shkruar Jashari.

Ai ka shtuar së do të angazhohet për të vazhduar ndryshimet e mëdha që po ndodhin në të mirë të qytetit dhe se Skenderajn po e presin punë të mira.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Jasharit në “Facebook”:

Përmbledhje e qeverisjes sime gjatë vitit 2020

Të dashur qytetarë,

Pas shumë angazhimeve e sukseseve të përbashkëta që kemi arritur tani po përmbyllim vitin 2020, një vit mjaft sfidues, për shkak të pasojave të shumta që ka sjellë pandemia globale COVID-19.

Pavarësisht shumë vështirësive që ka sjellë kjo pandemi falë punës së përbashkët kemi arritur të realizojmë shumë projekte, reforma e veprime konkrete që ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillim ekonomiko-social të komunës sonë.

Edhe gjatë këtij viti kam punuar me përkushtim që të ofrojë tek ju një qeverisje të hapur dhe transparente, një qeverisje që në qendër ka qytetarin dhe mirëqenien e tij.

Të dashur qytetarë,Angazhimi ynë për të bërë ndryshime të mëdha në qytetin tonë nuk do të ndalet me kaq, na presin shumë punë të mira të cilat patjetër që do të ndikojnë drejtpërdrejt në të mirën e përbashkët.

Duke ju falënderuar për besimin dhe bashkëpunim e shkëlqyer që kemi ndërtuar ju uroj festat e fundvitit 2021, duke uruar që në vitin 2021 të keni shëndet, harmoni e mirëqenie në familjet tuaja.

Faleminderit!

Most Popular