Monday, September 20, 2021

Hoti kandidat për kryeministër, kështu votoi Këshilli i LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka zyrtarizuar Avdullah Hotin si kandidatin e saj për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet që do të mbahen në fillim të vitit 2021.

Në një komunikatë për medie, LDK ka thënë se nga 94 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm, 92 kanë votuar pro, 1 kundër dhe 1 abstenim.

“Të nderuar anëtarë, aktivistë dhe simpatizantë të LDK-së, Nga 94 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që kanë marrë pjesë në votim, nëntëdhjet e dy (92)  kanë votuar për propozimin e Kryesisë së LDK-së, që z. Avdullah Hoti të jetë kandidati ynë për Kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, një (1) ka votuar kundër dhe një (1) ka abstenuar. Këshilli i Përgjithshëm me shumicë të nevojshme të votave, përcakton z. Avdullah Hoti për kandidat për Kryeministër në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme”, thuhet në komunikatë.