E premte, 25 Qershor, 2021

Ish bashkëshorti i Adriana Matoshit bëhet baba

Aktorja e popullarizuar e filmit dhe televizionit, pak kohë më parë në një intervistë, ka thënë se me ish bashkëshortin e saj ka marrëdhënie korrekte, shkruan “Kosovarja”.

Ajo, ka treguar se fëmijët kanë marrëdhënie të mirë me të atin, e madje të njejtën e ka potencuar edhe për bashkëshorten e tij.

Ndërkohë, Albert Sylejmani, ish bashkëshorti i aktores Adriana Matoshi, sapo është bërë prind edhe i një djali.

Çifti duken mjaftë të lumtur në këtë portret familjar, shkruan “Kosovarja”.

Urime!