Monday, September 20, 2021

Khedira zbulon planin e tij, do të largohet nga Juventus

Pasi që nuk po mund të gjejë hapësirë në klubin e Andrea Pirlos, Sami Khedira dëshiron të largohet nga Juventus.

33 vjeçari është paraqitur për herë të fundit në qershor të këtij viti dhe duket se nuk është fare në planet e trajnerit.

Kontrata e tij mbaron në verën që po vjen, e Juventus nuk dëshirojnë që ta lejojnë atë të largohet si transferim i lirë. Prandaj, një kalim i mundshëm në këtë merkato, është shumë i mundshëm.

Khedria ka një synim ligën angleze dhe po mendon për një trasnferim atje. ‘Premierliga mungon ende në koleksionin tim, për të luajtur atje do të ishte qershia mbi tortë. Unë kam bërë seanca shtesë me trajnerë të fitnesit për t’u bërë gati për ritmin dhe intensitetin. ‘

Dy prej klubeve në të cilat mund të përfundoj ai janë Everton dhe Spurs.