Home Lajme 10 politikanët pasanikë të 2020-ës

10 politikanët pasanikë të 2020-ës

iti pandemik që lamë pas u karakterizua me zhvillime të shumta në skenën politike në Kosovë. Këto zhvillime ndodhën pavarësisht se 2020-ta ishte vit i përballjes me pandeminë.

Dy qeveri u rrëzuan gjatë vitit 2020. Albin Kurti u shkarkua nga pozita e kryeministrit me mocion të mosbesimit, teksa Avdullah Hoti u rrëzua nga qeveria pas vendimit të Kushtetueses. Të gjitha këto zhvillime ndodhën në kushte pandemie, kur vendi po përballej dhe po përballet ende me infeksionin e COVID-19, shkruan lajmi.net.

Sidoqoftë, pandemia e COVID-19 nuk la shumë shenjë tek pasuria e politikanëve kosovarë, të cilët vazhdojnë të kenë një kapital të madh të krijuar edhe në vitet paraprake.

Lajmi.net ka përmbledhur disa nga personalitetet politike më të pasura, në bazë të deklarimit që ata kanë bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Behgjet Pacolli.

Në këtë listë nuk kishte se si të mungonte kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli që gjatë vitit 2020 ushtroi edhe funksionin e deputetit.

Listës së pasurive të Behgjet Pacollit është vështirë edhe t’iu shihet fundi. Ai në pronësi ka një avion privat, e tetë vetura.

Përveç patundëshmirëve që janë në numër shumë të madh, Pacolli ka edhe miliona euro në bankë.

Të deklaruara i ka afro pesë milionë euro të shpërndara në katër llogari bankare.

Bekë Berisha:

Edhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ai ka deklaruar tek pasuria e paluajtshme 789 mijë euro, duke përfshirë dy banesa, një shtëpi dhe tokë.

Si borxhe ndaj bankave, deputeti Berisha ka deklaruar mbi 146 mijë euro.

Ndërkaq të hyrat e tij vjetore dhe të bashkëshortes arrijnë mbi 80 mijë euro. Në total pasuria e tij vlerësohet rreth 883 mijë euro.

   Fatmir Limaj:

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se ka në pronësi të përbashkët një banesë banimi prej 68 metra katrorë në vlerë prej 70 mijë eurove, të përfituar në vitin 1981.

Një shtëpi tjetër po ashtu në pronësi të përbashkët prej 300 metra katrorë dhe në vlerë prej 250 mijë eurove.

Dhe ka deklaruar një tokë prej 13 hektarë në vlerë prej 500 mijë eurove, në pronësi të përbashkët.

Limaj ka deklaruar se ka një makinë ‘BMW’ në vlerë prej 10 mijë eurove të blerë në vitin 2018.

Për dallim nga viti i kaluar, kur Limaj kishte deklaruar se ka para të gatshme në bankë 6,985 euro, këtë vit ai ka deklaruar se ka para të gatshme në bankë 11,300 euro, ndërsa bashkëshortja e tij ka 520 euro.

Limaj merr pagë mujore prej 1,356 euro nga Kuvendi, ndërsa bashkëshortja e tij nga një bankë private merr pagë mujore prej 450 eurove.

Xhelal Sveçla:

Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se posedon shtëpi në vlerë prej 600 mijë eurove, një lokal në vlerë prej 650 mijë eurove, një lokal tjetër në vlerë 600 mijë euro dhe një truall në vlerë prej 100 mijë eurove.

Sipas deklarimit në Agjencinë Kundër Korrupsionit që e ka bërë Sveçla, të gjitha këto pasuri të paluajtshme e kanë prejardhjen nga trashëgimia e prindit.

Sveçla ka deklaruar se ka edhe një veturë në pronësi të bashkëshortes, në vlerë prej 4 mijë eurove të cilën e kanë blerë me kredi.

Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, në AKK ka deklaruar gjithsej 500 euro para të gatshme në bankë.

Sveçla ka deklaruar se ka një kredi të papaguar në vlerë prej 9 mijë e 800 eurove të cilën thotë ta ketë marrë për renovimin e shtëpisë.

Jahja Kokaj:

Në pasurinë e tij të paluajtshme figurojnë dy banesa që kapin shifrën e 165 mijë eurove, një shtëpi në vlerë 140 mijë euro, një shtëpi dhe bibliotekë  në vlerë 480 mijë euro.

Kokaj ka edhe një dyqan 39 metra katror të blerë nga akumulimi i rrogave mujore nga vitit 1990 deri në vitin 2004 e që kap shifrën e 380 mijë eurove.

Blerim Kuçi:

Kuçi pasuri të paluajtshme ka deklaruar shtëpi  të trashëguar në vlerë 458 mijë euro, dy banesa, njëra prej të cilave kap vlerën 72 mijë euro dhe tjetra 168 mijë euro. Ai ka deklaruar edhe një lokal afarist, vlera e të cilit është 270 mijë euro, shkruan lajmi.net.

Një pllac  e ka deklaruar në vlerë 50 mijë euro dhe një tokë tjetër në vlerë 90 mijë euro.

Pasuri të luajtshme Kuçi ka deklaruar edhe dy vetura, një në vlerë prej 65 mijë eurosh, tjetra në vlerë prej 25 mijë eurosh.

Ai ka deklaruar edhe aksione në vlerë prej 1 milion e 857 mijë e 296 euro, të cilat rrjedhin nga NPN “Hidroterm” shpk dhe Hidroterm BK-Doo.

Para në bankë  në emër të tij ka deklaruar vetëm 2 mijë e 800 euro, kurse borxhe dy kredi, një në vlerë prej 30 mijë eurosh, tjetra në vlerë prej 10 mijë eurosh.

Daut Haradinaj:

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka deklaruar se ka në pronësi një shtëpi prej 250 metra katror në vlerë prej 195 mijë eurove, që e ka blerë në vitin 2008 me anë të kredisë dhe huazimeve.

Po ashtu, Haradinaj ka deklaruar se ka një shtëpi tjetër në pronësi, prej 360 metra katrorë në vlerë prej 200 mijë eurove dhe se e ka blerë me të hyra personale në vitin 2016.

Sipas deklarimit, Haradinaj ka para të kursyera që nga viti 2008 në vlerë prej 10 mijë eurove.

Ka një veturë që e ka blerë në vitin 2015 me anë të kredisë, që paguan 435 euro në muaj. Dhe gjësende të ndryshme personale që i ka marrë dhuratë, në vlerë prej 17 mijë e 500 euro.

Për dallim nga viti i 2019, kur Haradinaj kishte deklaruar se ka para të gatshme në bankë prej 43 mijë eurove, në 2020 ai ka deklaruar se ka 53 mijë e 677 euro. Ndërsa në emër të bashkëshortes ka deklaruar se ka para të gatshme në vlerë prej 6,656 euro.

Ndërsa sa i përket detyrimeve financiare, Haradinaj ka deklaruar se i ka detyrim ‘miqve’ të tij, familjes Muqaj, në vlerë prej 30 mijë eurove.

Daut Haradinaj merr pagë vjetore, sipas deklarimit, 13,756 euro nga Kuvendi i Kosovës dhe përfiton 27 mijë euro, nga lëshimi me qera i shtëpisë.

Ndërsa bashkëshortja e tij, merr pagë nga ‘Altro’ 7,696 euro dhe nga ‘Spar Kosova’ 12 mijë euro.

Xhavit Haliti:

Xhavit Haliti në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar pasuri në vlerë mbi një milion euro.

Haliti ka deklaruar si pasuri të paluajtshme dy shtëpi, një banesë dhe tokë, të cilat kapin vlerën e 1.2 milion eurove, në këtë pjesë ai ka sqaruar se hisedarë në pronë të trashëguar nga babai janë edhe nëna, vëllezërit dhe motrat e tij.

Ndërsa ai bashkë me bashkëshorten e tij nuk qëndrojnë keq as nga pasuria e luajtshme, ku ka deklaruar veturën në vlerë prej 5 mijë eurove dhe stoli ari në vlerë prej 25 mijë eurove.

Para të gatshme në bankë ish-deputeti i PDK-së ka deklaruar mbi 148 mijë euro. Si burim i të ardhurave Haliti ka deklaruar punën në Kuvendin e Kosovës, ku bashkë me pagën dhe mëditjet në vit ka marrë mbi 33 mijë euro.

Arban Abrashi:

Arban Abrashi ka deklaruar 1 milion e 110 mijë (1,110,000) euro pasuri të paluajtshme në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK).

Në pasurinë e paluajtshme që ka deklaruar ministri i Infrastrukturës Abrashi, përfshihen një shtëpi, tri banesa dhe mbi 30 ari tokë.  Ai ka deklaruar edhe 75,504 euro para të gatshme në banka, raporton lajmi.net.

Ndërkaq, Abrashi ka deklaruar edhe një veturë në vlerë prej 4 mijë e 500 eurove dhe 1 mijë euro ka deklaruar kapital mbi aksionet që ka në kompaninë “Laris Group Sh.P.K”.

Totali i pasurisë së deklaruar të Arban Abrashit vlen 1 milion e 190 mijë e 004 euro.

Agim Bahtiri:

Nga paga e kryetarit të komunës   dhe kompanive të tij në Holand rreth 353 mijë euro të hyra vjetore i ka deklaruar i pari i Mitroviës, Agim Bahtiri në deklarimin e pasurisë në Agjensinë Kundër Korrupsion.

Bahtiri është posedues i 4 shtëpive, prej të cilave vetëm njërën e ka blerë vet në vlerë prej 860  mijë euro nga kredia e marrë më 2008  ndërsa tre të tjerat i ka deklaruar si të trashëguara.

Kryetari i Mitrocviës gjithashtu ka deklaruar një  tokë prej  17 hekatrësh në vlerë 6 milionë e 250 mijë euro të trashiguar.

Bahtiri vozit AUDI Q7 të cilën e kishte blerë 2016 në vlerë prej 10 mijë eurosh. /Lajmi.net/

Most Popular