Monday, October 25, 2021

Rrahje brutale në Vushtrri pas një aksidenti, sulmohen me shufra edhe policët

Rrahje brutale pas aksidentit në Pestovë të Vushtrrisë, disa persona sulmojnë policinë, përdoren edhe shkopinjt kundër policisë nga të përfshirët në aksident

Kjo eshte video e momentit kritik të rrahjes që ka ndodhur në ora 20:35.

Në këtë aksidentit janë përfshirë dy vetura civile, ku njëra shihet me demtime të mëdha, ndërsa tjetra që ka dëmtime më të vogla është larguar rreth 200 metra nga vendi i ngjarjes, raporton Veriu.info.

Disa persona janë arrestuar, ndërsa në vend të ngjarjes kanë shkuar edhe njësi speciale të policisë.