HomeSportIbrahimovic pritet të luaj kundër Kosovës

Ibrahimovic pritet të luaj kundër Kosovës

Ibrahimovic pritet të kthehet në Kombëtare të Suedisë, mund të luajë kundër Kosovës.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Zlatan Ibrahimovic është shumë afër rikthimit në Kombëtaren e Suedisë. “Nëse Zlatan na hap dyert, ne do të bisedojmë”, tha Janne Andersson për media

Ibra është takuar me trajnerin skandinav në Milan në nëntor të vitit të kaluar për të diskutuar kthimin e tij të mundshëm në Kombëtare.

“Ne kemi biseduar dhe ai me ka konfirmuar se asnjëherë nuk me ka akuzuar se jam racist”, ka thënë Andersson për mediat suedeze, sipas Gazzetta dello Sport.

“Nëse Zlatani na hap dyert, ne do të bisedojmë. Çfarë kemi biseduar do të mbetet private në mes nesh”, ka konkluduar ai.

Ibrahimovic (39), kishte lajmëruar pensionimin në Kombëtare më 2016.

Suedezi e kishte sulmuar Kombëtaren në shtator duke thënë se duke lënë në bankë yllin e Juventusit, Dejan Kulusevski në bankë ishte “një shaka absolute”.

“Kam biseduar me trajnerin dhe ja kam shpjeguar situatën”, kishte thënë ai gjatë një interviste për Sky Sport.

“Për 20 vite unë kam hapur rrugë për ata që nuk ishin të mirëpritur: të huajt apo lojtarët me origjinë të ndryshme. Kur ai arriti aty bëri zgjidhje të ndryshme, duke mbyllur derën për atë që ne kishim bërë 20 vite më parë. Nuk më pëlqeu kjo gjë”.

“Jam ankuar për shkak se Dejan Kulusevski ishte lënë jashtë formacionit startues, Juventusi ka shpenzuar shumë para për të, por ai nuk luante për Kombëtare. Me mungon Suedia, mund të rikthehem, por nuk dua që prezenca ime ta shqetësojnë ndokënd. Do të shohim kur vjen momenti i duhur”.

Sipas La Gazetta dello Sport, rikthimi për Kombëtaren e Suedisë është shumë afër me sulmuesin i cili dëshiron të luajë me Kombëtare në kampionatin e shtyrë europian Euro 2020.

Kujtojmë se Kosova është shortuar me Suedinë në Grupin B për kualifikime në Botëror.

Në rast se Ibrahimovic luan për Suedinë ai do të jetë më 28 mars në Prishtinë ku Kosova luan ndeshjen e parë si vendas në Fadil Vokrri.

Most Popular