Thursday, September 23, 2021

Enigma 2300 vjeçare të ‘shqiptarëve’ të Qafiristanit

Kjo është një temë disi e e rrahur në shtypin shqiptar në formën e një kërshërie, kurioziteti shkencor, por asnjëherë nuk është marrë me seriozitet nga autoritetet shkencore.

Ekzistencën hipotetike të disa paraardhësve të shqiptarëve të sotëm në rajonin e madh gjeografik të Hindokinës, në Qafiristan (sot Nuristan) – një vend ku piqen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani – fillimisht e ka përmendur skenaristi amerikan Xhejms Hilton, i cili xhiroi një dokumentar të titulluar “Horizonte të humbura” (Lost Horizons).

Më pas, në maj 1983, në gazetën “Lidhja” të Antonio Bellushit ka shkruar Ernesto Skura shkrimin me titull “Ilirët në Afganistan”.

Të njëjtën gjë ka bërë në librin “Arvanitasit”, historiani i madh me prejardhje shqiptare, Aristidh Kola, i cili dëshmon kohën e vendosjes së ilirëve në atë vend të largët.

Historia e hulumtuar deri më sot tregon se këta mund të jenë pasardhësit e 6000 luftëtarëve ilirë të larguar pas vrasjes së mbretit Kliti, nga Aleksandri i Madh, rreth vitit 300 para erës sonë.

Ata ngelën andej, për shkak të largësisë nuk mund të ktheheshin në atdhe, por u vendosën në atë rajon, ku u martuan me gra vendase. Mendohet se kjo është arsyeja pse gjuha e tyre quhetburrashka (ndoshta “gjuha e burrave”), sepse gratë flisnin gjuhën tjetër.

Shumë toponime duken rudimente të shqipes. Lugina ku jetojnë quhet në ditët e sotme Hundëza dhe me të vertëte kjo fushë mbyllet me një hundë midis dy maleve që e rrethojnë. Një tjetër vendndodhje moçalore quhet Balta.