Home Lajme Ndërron jetë një ish-luftëtar i UÇK-së

Ndërron jetë një ish-luftëtar i UÇK-së

Ish-luftëtari i UÇK-së e tani deputeti i PDK-së, Elmi Reçica ka bërë të ditur se ish-ushtari i UÇK-së, Bujar Lahu është ndarë nga jeta.

Reçica thotë se lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit,piktorit e mikut të tij e mori me dhimbje e pikëllim, përcjellë Gazeta Blic.

Ai u shprehë ngushëllime familjes Lahu, miqve dhe të afërmve.

Ky është postimi i tij i plotë:

Me dhimbje dhe pikëllim jashtëzakonisht të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta e piktorit të mirënjohur, bashkëluftëtarit e mikut tim, Bujar Lahu.
Ngushëllime më të thella familjes Lahu, miqve dhe gjithë të afërmëve!
U prehtë në paqe!

Most Popular