Monday, September 20, 2021

S’ka Corononavirus për Bekim Jasharin, vet i 27-ti në një dhomë me miq

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ishte sot mysafir në shtëpinë e familjes Nuredini në Skenderaj.

Ai aty shkoi si i ftuar special për festë të vitit të ri.

Por as Bekim Jashari, e as mysafirët me të cilët qëndroi nuk u kujdesën për masat anti-COVID-19.

Në Fotografinë e publikuar nga Jashari, shihet se si brenda një dhome janë 27 persona, pa asnjë pikë distancë dhe normalisht pa maska.

“Një pritje e ngrohtë tek nipat, në familjen e madhe Nuredini, në Skenderaj. Biseda të frytshme e plane për të ardhmen e përbashkët që na pret. Faleminderit për mikpritjen familja Nuredini!”, ka shkruar Jashari.

Image